Sulmi ndaj ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, është asgjësuar sapo ka nisur

22 Gusht 2022, 12:47

Incidenti në uzinën e armëve në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarët shqiptar nga shtetasi rus, ku kishte dyshime për aktivitet spiunazhi, është asgjësuar sapo ka nisur. Kështu tha për gazetarët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili vlerësoi punën e institucioneve shqiptare, duke shuar se kanë qenë në nivelin më të lartë dhe të mirë të mundshëm.