Sulmi në veri, Tabaku për Report Tv: Qeveria e Shqipërisë dështoi me qëndrimin e saj, duhej të koordinohej me Kosovën

7 Tetor 2023, 15:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, si edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare. Ndërsa po bëhen përpjekje  që opozita dhe mazhoranca të dalin me një rezolutë të përbashkët që të dënohet sulmi në veri të Kosovës, Tabaku thotë se kjo nuk duhej të ishte zvarritur.