Sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, zbardhet dëshmia e rusëve: Jemi fotografë! Ukrainasi kishte vizituar bazën e Pashalimanit një vit më parë

21 Gusht 2022, 13:09

25-vjeçari ukrainas F.A i cili u arrestua nga policia një ditë më parë, pasi bashkë me dy shtetas rus sulmuan me sprajt kimik ushtarët shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ka vizituar edhe më parë vendin tonë.

Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro' me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij, 25-vjeçari ka vizituar edhe bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Madje në postimin e fundit, 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto me makinën e tij, nga vizita në vendin tonë, pak orë para incidentit me ushtarët në Gramsh. 

    No videos found.