Supë e ftohtë detoks
Përbërësit:
- 500 gr kastraveca
- 2/3 tufë majdanoz
- 2/3 tufë koper
- 2–3 thelpinj hudhër
- 10 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
- Lëngu i gjysmës së 1 limoni
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një blender vendosim të gjithë përbërësit dhe i bluajmë për 3-4 minuta. Kremin e fituar e lëmë në frigorifer për 1 orë, më pas e konsumojmë. Shërbehet me një lugë kos dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.





















