Supë krem me mish dhe perime pranverore nga zonja Albana

6 Prill, 11:45 | Përditesimi: 6 Prill, 11:45

Supë krem me mish dhe perime pranverore

Përbërësit:

  • 400–500 gr mish (me pak yndyrë)
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 1 kungulleshkë
  • 1 patate
  • 1 grusht bizele
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 lugë miell
  • 100 ml qumësht ose pak pana (opsionale)
  • Kripë, piper i zi, nenexhik
  • Kopër ose majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim mishin e qengjit, shtojmë ujë dhe pak kripë. E lëmë të ziejë për 40 minuta derisa të zbutet mirë. Herë pas here heqim shkumën për një lëng më të pastër. Pasi mishi ka zier shtojmë qepën e grirë, karrotat, pataten, kungulleshkën dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Teksturën e supës e bëjmë pak kremoze duke fruluar një pjesë të saj. Në fund në një tigan të vogël shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim miellin. Shtojmë pak nga lëngu i supës dhe e hedhim në tenxhere për t'a lidhur bukur.

MC/Shqiptarja.com