Supë me mish pule dhe perime nga zonja Albana / Ja si të bësh supën më të shijshme

12 Nëntor, 11:45 | Përditesimi: 12 Nëntor, 11:45

Supë me mish pule dhe perime të stinës

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 patate
  • 2 kunguj
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 brokoli të vogël
  • 1 lgj miell
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël, ndërsa brokolin e ndajmë në lule. Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e pulës në kubikë dhe perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com