Tabaku flet pas takimit me Krajën: Nuk ka asnjë mbivendosje të punës sonë me punën e SPAK! Po t’i përcjellim një raport dhe dokumentet zyrtare

21 Shkurt 2022, 09:39 | Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 09:39

‘Komisioni hetimor është në 5 ditët e fundit. Sot fillojmë dëshmitë me një grup politikanësh. Besoj e jemi drejt fundit të hetimeve. E siguruam drejtuesinë SPAK se do t’i shkojmë deri në fund dhe do t’i japim versionin përfundimtar. Secili ka përgjegjësi ligjore. Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, dhe për t’i sjellë këtu dokumentat zyrtare që janë pjesë e hetimit. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës të komisionit hetimor, po e mbështesim dhe po e ndihmojmë SPAK. Takimin me Arben Krajën e kërkova unë, do t'i përcjellim SPAK-ut një raport.’- tha Tabaku.

  •  

r.k./Shqiptarja.com