Tabaku: Rama i dha mbrojtje politike çështjes së inceneratorëve! Kontrata më diskriminuese

13 Shkurt 2022, 13:01 | Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 13:01

Nënkryetarja Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë konferencës së përbashkët me kryedemokratin Lulzim basha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtësi politik i aferës së inceneratorëve. Ajo shtoi se KLSH dhe Ministria e Financave njohin se kjo është kontrata më diskriminuese, e cila nisi me 90 milionë euro dhe përfundoi me 430 milionë.

 

KT/Shqiptarja.com