Jorida Tabaku thotë se Edi Rama për 10 orë mbrojti korrupsionin dhe hoqi përgjegjësinë e tij nga vetja
“Dëgjuam për 10 orët dëshmitarin që mbronte korrupsionin, e justifikonte hiqte përgjegjësitë e tij ja linte të tjerëve korrupsionin. Komisioni Hetimor i ka bërë një nder të madh publikut duke bërë transparente faktet, duke vënë përpara Shqiptarëve me zë dhe figurë atë që ka ndodhur. Rama dështoi të thonte se ku kanë shkuar 100 mln që janë paguar këto inceneratorë, si ka mundësi që një kontratë i jepet një kompanie pa eksperiencë, pas asnjë kapital bankar, duke injoruar çdo ligj edhe kushtetutën. Refuzoi të thotë të vërteten. Bëri mburojën politike e publike për ato që janë në kërkim. Këto inceneratorë . Çudia më e madhe është që si mundet një kryeministër i vendit, me dy ministra pas hekurave, të jetë krenar për çdo vepër korruptive. Dëshmia na shërbeu për të kuptuar që Rama do i shes vartësit nuk do mbroj askënd përveç vetes së tij”, tha Tabaku.