Tabaku: Vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit! Gjuha e Ramës më bindi që brezi i ri i largohet politikës

21 Korrik 2022, 13:29

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend vlerësoi rezolutën e Dick Marty-t ndërsa e emocionuar kujtoi se dy vajzat e saj e vizituan në seancën plenare. Sipas Tabakut, mazhoranca duhet të bëjë të paktën gjysmën e asaj që ka bërë PD për Kosovën .

'Dy vajzat e mia bashkë me shoqet e tyre erdhën për të parë punën e mamit. Dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për t’u marrë në politikë nuk është në të ardhmen e brezit të ri me gjuhën e përdorur. Edi Rama e thërret gjithmonë të shkuarën.

Ai e përdor të shkuarën. A besojmë ne se komandantë të UÇK kanë bërë krime? Jo nuk e besojmë. PD ka punuar vetëm për Kosovën. Një person që ka mllef për kundërshtarin mund ta thotë këtë. PD ka qenë aty që në ditën e parë. Para se të nxjerrësh helm besoj se nuk mund ta justifikosh veten. Kosova duhet të na kishte bërë bashkë. Duke qenë se jam anëtare në asamblenë e KiE nuk kam asnjë kompleks pse thotë do e votoni si çeço. Do e votojmë po sepse e besojmë.

Çfarë dua të vlerësoj nga rezoluta e PS është ligji që përmend vitin 2012, për të treguar se PD nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin. Kemi vlerësuar edhe arritjet e ushtrisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se i hapur rrugë hetimit. A ka ardhur koha që në asamblenë parlamentare të diskutohet një raport tjetër? Po. Nuk besoj që atë që kemi bërë për Kosovën duhet të rrimë dhe ta përdorim këtu me fjalë’, tha Rama.- tha Tabaku.

  •  

    No videos found.