Takimi i Alibeajt me Escobar, Pampuri zbardh diskutimet në Report Tv: Kemi mbështetjen e SHBA, të vendosur në qëndrim pro perëndimor

12 Prill 2023, 14:12

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka zbardhur në Report Tv diskutimet me të dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar në takimin që ai zhvilloi me kryetarin e PD, Enklejd Alibeaj. Pampuri tha se çështje diskutimi padyshim që ishin zgjedhjet e 14 majit, për të cilat SHBA kërkoi që të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODHIR, si edhe të përzgjidhen kandidatë me integritet të lartë.