Takimi i Ramës në Athinë, Meta: Tallava, çoi administratën në ekskursion! Edhe kreu i PL tur me diasporën: Çunat e Londrës mezi po presin

13 Maj, 15:35

Ilir Meta e quajti tallava takimin e kreut të qeverisë Edi Ramës një ditë më parë me emigrantët shqiptarë në Greqi. Meta tha se sallën Rama e mbushi me administratë nga Shqipëria ndërsa zbuloi se do të ndjekë të njëjtën strategji me takime në diasporë.