Takimi me krerët e degëve, Bardhi: 5 kryetarë votuan kundër 18 dhjetorit! Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha

17 Nëntor 2021, 21:36 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 21:36

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e 71 kryetarëve të degëve të PD-së me kryetarin Lulzim Basha. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se 5 kryetarë të degëve janë shprehur kundër mbledhjes së kuvendit me 18 dhjetor. Sipas Bardhit, janë kryetarët e degëve në Vlorë, Devoll, Fushë-Krujë dhe dega numër 1 në Tiranë.

 

KT/Shqiptarja.com