Takimi me Zelenskyn në Kiev, Veliaj: Do rindërtojmë shkolla dhe do ofrojmë ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës

20 Gusht 2022, 14:17

Bashkia e Tiranës do të ndihmojë Ukrainën me rindërtimin e shkollave dhe do të japë ekspertizën e saj për rimëkëmbjen e Ukrainës si pasojë e luftës. Një ditë pas takimit me Presidentin e Ukrainës, Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Presidenti Zelensky i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri Rama kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.