Taksat e reja dhe sfidat e vjetra të 2024-ës! Nis taksimi i 29 mijë profesionistëve, rritet akciza për karburantin e alkoolin! Turizmi e paga 900 euro kryefjala e vitit, sfidë ulja e inflacionit

1 Janar, 12:33

Viti 2024 nis me taksa të reja për 29 mijë profesionistët e lirë, ndërsa nga 1 janari gjithashtu hyn në fuqi rritja më tej e akcizës për karburantin, pijet energjike e alkoolike, për fishekzjarrët dhe kafen. Në aspektin e pritshmërive, kryefjalë do të jetë turizmi me synim 15 milionë të huaj, arritja në 900 euro e pagës mesatare si dhe ulja e inflacionit.