‘Tapë’ duke drejtuar autobusin, pas denoncimit të udhëtarëve, arrestohet shoferi në Durrës! Gjobitet me 90 mijë lekë

12 Shkurt 2022, 08:57 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 08:57

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur.

Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë se shtetasi B.V po kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak.

r.k./Shqiptarja.com