Task-Force ndërhyn në plazhin e Durrësit pas denoncimit në Report tv, lirohen hapërisat publike!

10 Qershor, 17:08

Dy ditë pas denoncimit të Report tv për zaptimin e plazheve publike të Durrësit, në terren ka dalë task-force. Nga kontrolli i vijës bregdetare prej Urës së Dajlanit deri në grykëderdihjen e Përroit të Agait u konstatuan dy biznese që kanë vendosur çadra e shezlong në hapësirën e dedikuar për plazhe publik.