Tatimet 5 aksione anti-informalitet, zbuluan 158 mijë qytetar me rroga të nën-deklaruara, por ndëshkime minimale! Inspektorati i Punës: S’kemi shifra!

8 Mars, 21:16

ër të frenuar fenomenin negativ që doli në dukje më shumë pas daljes së databazës së pagave që rrezikon pensionet por edhe buxhetin e shtetit, Administrata Tatimore prej vitit 2021 ka ndërmarrë 5 aksione anti-informalitet me fokus ‘luftën ndaj nën-deklarimit të pagave’.

Faza e parë e shtatorit të vitit 2021 u përqendrua në 3.882 tatimpagues të cilët deklaronin për 80-100% të punonjësve pagën minimale. Këto subjekte kishin të punësuar 62.905 punonjës, pra të cilët merrnin më shumë por në fakt deklarimi për kontribute ishte rroga minimale, të cilët u njoftuan nëpërmjet një letre nga tatimet që të bënin deklarim real.

Nisma e dytë ishte në dhjetor 2021, në 10.153 bizneset të cilët deklaronin për 95.214 punonjës të tyre pagën minimale. Për këto subjekte kryesisht në fushën ndërtim, tregti, fasoneri, call center u dërguan letra për të deklaruar pagën reale.

Pas këtyre dy aksioneve, tatimet thonë se u rritën pagat për 58% të të punësuarve, pra për 91,735 persona.

    No videos found.