Tavë dimri për 2 minuta me zarzavate, recetë praktike me super shije nga zonja Albana

31 Janar 2023, 11:53

Tavë dimri për 2 minuta me zarzavate, recetë praktike me super shije

1 qepë

3 karrota

2 speca të kuq

2 speca jeshil

1 degë selino

2 kunguj

2 domate

1 presh

2 patate

5-6 boçe brokoli

1 gotë vaj ulliri

5-6 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

Kripë,

piper i zi Piper i kuq,

turmeric

Lajmë mirë perimet, i thajmë dhe i presim në kubikë mesatare. I marinojmë me kripë, erëza dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta mbuluar me një letër pjekje dhe alumini. Pas 15 minutave largojmë letrën e pjekjes dhe i lemë perimet në furrë të marrin pak ngjyrë në sipërfaqe.