Tavë me lakër arme

3 Shkurt 2023, 11:37

Tavë me lakër arme

1 lakër arme

500 gr mish i grirë

1 qepë

2 domate

100 gr oriz

2 lgj vaj bimor

3 lgj vaj ulliri

1 tufë majdanoz

Piper i zi, piper i kuq

Kripë, rigon

Grijmë lakrën arme, koçanët nuk i përdorim. Kaurdisim qepën e prerë në kubikë me yndyrë, shtojmë mishin e grirë dhe domaten, më pas shtojmë orizin, majdanozin dhe rigonin. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Në një tavë vendosim një shtresë me fletët e lakrës arme, vendosim një shtresë mbushje, përsëri lakër mbushje. Në fund e spërkasim me vaj ulliri dhe e presim siç veprojmë me byrekun. Shtojmë ujë të nxehtë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius dhe e lemë derisa të përthithë lëngun dhe të marrë ngjyrë në sipërfaqe.