Të burgosurit në 2027-n, votë për bashkinë ku ndodhet burgu, KQZ gati projektvendimin! Ndryshimi i ligjit ‘rrëzoi’ vendimin e Kolegjit për Rrogozhinën

6 Prill, 15:37 | Përditesimi: 6 Prill, 15:37

Të dënuarit apo të paraburgosurit me të drejtë vote, në zgjedhjet e 2027-s do të votojnë sërish për kryetarët e bashkive ku ndodhet burgu. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati projektvendimin që e sanksionon këtë, edhe pse në 2023-shin Kolegji Zgjedhore rrëzoi zgjedhjet në Rrogozhinë për shkak se e quajti qenien në burg vendqëndrim dhe jo vendbanim. Por KQZ thotë se zgjidhjen e dha një ndryshim ligjor në 2024-n.

A.M/Shqiptarja.com