‘Të gjithë goditen, veç Ramës’, Dumani i përgjigjet Alibeajt: S’plotësojmë orekset mediatike! Për ne prevalon prova! Ecim ngadalë të mos bëjmë autogol

22 Maj, 13:32

Në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga deputeti i PD-së në Enkeljed Alibeaj se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës. Dumani tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet.