Në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, i ftuar ishte analisti Melazim Koci, i cili komentoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë. Ai u ndal te rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK, duke e cilësuar një lëvizje të lidhur me interesa politike dhe postin e presidentes. Koci analizoi edhe rezultatin e zgjedhjeve, situatën politike pas tyre dhe vështirësitë për krijimin e qeverisë së re, ndërsa theksoi se zgjidhja e ngërçit kërkon bashkëpunim dhe lënien mënjanë të interesave personale.




















