Të zhgënjyer e PD-së s'i japin votën LSI-së! Do votonin për PS, PSD dhe Nisma Thurje

20 Prill 2021, 23:21

Referuar sondazhit të bërë nga Instituti Prestigjioz italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, të zhgënjyer e PD-së do të preferonin më tepër PS-në se LSI-në në këto zgjedhje. Më konkretisht, 93.3% do të votonin sërish për koalicionin opozitar, e ndërsa 3.8% e votave do të shkonin për PS-në. Nga të zhgënjyerit e PD-së, LSI-ja do të merrte vetëm 0.3% të votave, shumë më pak se PSD-ja e Tom Doshit apo Nisma Thurje, ku kandidon një ish-demokrate, vajza e Azem Hajdarit një prej themeluesve të PD-së, Rudina Hajdari.