Temperatura deri në -16 gradë, ngricat 'mbërthejnë' Dibrën! Zona të thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës e Kalasë së Dodës të izoluara nga dëbora! Një pjesë prej tyre pa energji elektrike

23 Janar 2022, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2022-01-23 14:45:01

Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet, ndërsa disa zona janë prej 72 orësh pa energji elektrike