Temperaturat deri në -16 gradë dhe ngricat ‘pushtojnë’ Kukësin! E bllokuar nga dëbora rruga që lidh Nj.Ad Arrën me atë nacionale

24 Janar 2022, 09:42

KUKËS- Temperaturat e ulëta nën zero dhe ngricat, kanë “pushtuar” Kukësin që prej fillimit të kësaj jave.

Zona me e ftohtë është  Shishtaveci ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Ndërkohë janë hapur rrugët e bllokuara nga dëbora e ditëve më parë, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale bashkia Kukës.