Tensione mes demokratëve në Malësi të Madhe, thyhet kutia e votimit e ndërpriten zgjedhjet, kandidatët: Po votojnë persona që nuk janë anëtarë të PD-së

25 Prill 2022, 19:00 | Përditesimi: 25 Prill 2022, 19:00

Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për kreun e ri të PD. Sipas burimeve, është thyer kutia e votimit.

Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.

KT/Shqiptarja.com