Tensione në Kuvend/ Berisha e Noka bllokojnë foltoren! Kreu i PD kërkon fjalën: Nuk u arrestoj unë në Kuvend

10 Shkurt 2025, 17:52 | Përditesimi: 10 Shkurt 2025, 17:52

Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkon të flasë sërish, ndonëse përfundoi radhën e tij, ndërsa mori edhe kohën e deputetes Albana Vokshi. Me dakordësinë e Këshillit të Ministarve, Berishës iu dha 30 sekonda kohë dhe përfundoi fjalën duke liruar foltoren.

Berisha: Me fjalën time nuk u arrestoj ju, u ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Berisha në parlament.

r.k./Shqiptarja.com