Tensione në Kuvend, Berisha s’lëshon foltoren, garda e rrethon! Spiropali: Gëzohu se do bashkohesh me Metën

14 Korrik 2022, 18:41 | Përditesimi i fundit: 2022-07-14 22:08:22

Mes debatesh është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, kjo pasi Sali Berisha u bë sërish protagonist duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Në mbrojtje të tij, dolën edhe besnikët Flamur Noka, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi që kërkuan që Berisha të marrë fjalën, pasi deputetja Elda Hoti i kishte lënë radhën e saj.