Deputetja e PD, Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit ka deklaruar për mediat se i kanë ndërruar bravën e zyrës së LDG.
"Shpërthimi i dyerve të LDG, dhe ka zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD."-tha Vokshi.
















