Tensionet me Rusinë, shqiptari në Ukrainë: Nuk do ketë luftë, Kievi është më pranë NATO-s! Kjo është një Luftë e Ftohtë tjetër mes SHBA dhe Rusisë

29 Janar 2022, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2022-01-29 15:13:07

Në një kohë kur tensionet në Ukrainë janë në rritje dhe retorika e luftës mes SHBA dhe Rusisë sa vjen e përforcohet çdo ditë, duket se kjo gjë nuk shikohet nga i njëjti këndvështrim nga vetë popullsia ukrainase. Kreu i Unionit të shqiptarëve në Ukrainë,  Aleksandër Dermentli në një intervistë për Report Tv tha se nuk do ketë luftë dhe se të gjitha deklaratat mes SHBA dhe Rusisë i konsiderojnë si retorikë mes politikanëve për të treguar forcën e tyre.