Tensionet në rajon, Rama: Kosova dhe Serbia të trefishojnë përpjekjet për paqe! Çështja të zgjidhet me njohjen e plotë

27 Nëntor 2023, 16:15

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Ndër të tjera kryeministri komentoi edhe qasjen e Kosovës përballë Serbisë duke thënë se nëse autoritetet e Kosovës do t’i përmbahen asaj që kanë nisur në marrëveshjen në parim, siç është shprehur dhe kryeministri Kurti në Bruksel, do të jetë e jashtëzakonshme për hir të Kosovës dhe rajonit.