Tentativa e grabitjes në Prush, flet për Report Tv një banor: Ngjarje e jashtëzakonshme për ne! S'ka ndodhur kurrë të vjedhin dhe një pulë

10 Dhjetor 2023, 18:08

Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv. Ai shprehet për gazetaren Xhoana Çollaku se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje. Sipas tij lagjja e tyre është shumë e qetë, si dhe nuk ka pasur probleme të tilla më parë.