Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, Balla: Kemi përparuar në identifikimin e autorëve! Do rrisim vigjilencën gjatë festave të fundvitit

10 Dhjetor 2023, 15:06

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sa i takon një tentative për grabitje të ndodhur mbrëmë në fshatin Prush të Tiranës dhe një grabitje të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në sheshin “Skënderbej” ku u arrestua një prej autorëve.