Tentoi që të shmangte përplasjen me gurin e rënë në rrugë, makina në Sarandë kthehet përmbys! Shpëton mrekullisht shoferi

24 Janar 2022, 10:01

SARANDË- Një automjet është aksidentuar në aksin rrugor Sarandë - Butrint, teksa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Siç Report Tv mëson, aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka manovruar për të shmangur përplasjen me një gur të rënë në rrugë dhe më pas është përmbysur në rrugë.