Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, arrestohet 23 vjeçari kosovar në Tiranë

3 Prill 2022, 15:45 | Përditesimi: 3 Prill 2022, 15:45

Policia e Tiranës gjatë kontrolleve kanë ndaluar një automjet me targa të Kosovës ku drejtuesi i mjetit nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit. Për të shmangur ndëshkimin gjatë ndalimit, ai ka tentuar të korruptonte efektivët e policisë me 20 Euro, vepër për të cilën menjëherë është arrestuar.

KT/Shqiptarja.com