Tentuan të fusnin 61 kg kanabis në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas! Droga me THC të lartë u nis nga Tajlanda, ishte ndarë në 4 valixhe

21 Tetor 2025, 13:45 | Përditesimi: 21 Tetor 2025, 13:45

2 kinezë u arrestuan në flagrancë në Rinas pasi në 2 valixhet e tyre u gjetën 61 kg kanabis saviva me THC të lartë. Ata udhëtonin nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Droga ishte mbështjell me paketim të frutave ekzotike. Blutë po punojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve në Shqipëri.

    r.k./Shqiptarja.com