Tentuan të kalonin lumin me makinë dhe i mori rryma, rrezikuan të mbyten 3 turistë në Maliq! Shpëtohen nga zjarrfikësit

15 Tetor 2021, 13:42 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 13:42

Korçë- Tentuan të kalonin lumin në afërsi të fshatit Plovisht, në Maliq, mbeten mes tij 3 turistë hungarezë. Vetëm pak minuta më parë, zjarrfikësit e Maliqit kanë mundur të nxjerrin nga lumi të katër turistët, fatmirësisht pa lëndime. Sipas informacioneve paraprake ata kërkonin të kalonin lumin me makinë, por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda.

Janë 4 makina makina gjithsej, rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe me kavo kanë bërë të mundur sigurimin e makinës që të mos e merrte rryma e lumit. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre.

r.k./Shqiptarja.com