Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho është shprehur e bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ndryshe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha i cili më herët ka urdhëruar krerët e degëve në rrethe për një skenar të ngjashëm me atë ç'ka ndodhi në Shkodër, Xhixho tha se do të pengohen zgjedhjet, por duke theksuar "me të gjitha format demokratike".
Gjithë mekanizmat demokratik do të përdoren për ta frenuar në të gjitha format zhvillimin e zgjedhjeve, në zbatim për të zbatuar dekretin e presidentit Meta", tha Xhixho në '5 pyetje nga Babaramo. Një deklaratë që mund të konsiderohet si një tërheqje, nga aktet e dhunës që po paralajmëron kryedemokrati Basha, ashtu si kurse ka bërë më herët edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në protestën e nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar, lidhur me sulmet që PD-ja bëri në disa KZAZ në vend.
Një emergjencë kombëtare, e ka cilësuar ajo dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ka kapur të gjitha pushtetet në vend dhe po synon që të bëjë zgjedhje moniste. Në vëmendje Xhixho ka risjellë sërish përgjimet e publikuara nga "Bild", argument që opozita e ka përdorur në të gjithë protestat kombëtare, por edhe ligjërimet politike, për të kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe legjitimimin e kauzës së tyre, apo vendimit për të lënë mandatet. E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv se çfarë do të ndodhë në 30 qershor, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho është shprehur se do të jetë një ditë krejtësisht normale, si gjithë të tjera, ku vetëm zgjedhje s'do ketë.