'Tërmet... Tërmet' / I ftuar Eduart Shalsi

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ministri i Shtetit, Eduard Shalsi ka deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë trazira, ndryshe nga çfarë opozita ka paralajmëruar.

Duke u ndalur tek protesta që bëhen në çdo qytet ky kryeministri Edi Rama ka takime elektorale, apo edhe sulmet ndaj KZAZ-ve, Shalsi tha se ato nuk përfaqësojnë popullin, por janë mbështetës të PD-së ose punonjës administrate në Bashkitë e drejtuar nga të djathtët. I bindur se 30 qershori do të jetë një ditë normale votimi, është shprehur Shalsi përballë gazetarit Ilir Babaramo, duke theksuar se populli shqiptar është mjaftueshëm i zgjuar sa të mos bëjë burg për disa krerë të partive opozitare.

"Nuk ka budallenjë Shqipëria që të vriten për Lulin, Monikën dhe Ilirin. Nuk po proteston populli. Ato 10, 20, nëse do t'i bëjë 100, janë punonjës të bashkisë që drejtohen nga demokratët", tha Shalsi.

Programe të tjera

Shiko të gjitha