‘Territorialja’ dhe ‘Zgjedhorja’, Kaso: PS nuk është serioze, bën diversion brenda PD! Mbështesim sistemin proporcional me korrektim kombëtar

20 Qershor 2022, 22:37

Ndonëse grupi i Sali Berishës është i përjashtuar nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimet që duhen bërë. Ivi Kaso, pjesë e ‘Rithemelimit’ tha në Report Tv se do preferonin sistem maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar, nga sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.