'Territorialja'/ Mazniku: Të bashkohet Vora dhe Kamza me Tiranën! Kapllanaj: Të marrë fund dhënia e financave sipas dëshirave të Ramës

7 Shtator 2022, 14:58

Bashkia e Tiranës kërkon zgjerimin e saj drejt Kamzës e Vorës. Mallakastra zvogëlimin e territorit të saj, duke larguar Fratarin. Këto ishin propozimet e përfaqësueve të lartë të Bashkive Tiranë, Mallakastër, Maliq e Lezhë, gjatë mbledhjes në komisionin e Reformës Territoriale. Përfaqësuesit e bashkive evidentuan probleme me burimet njerëzore dhe pavarësinë në vendimarrje.