‘Territorialja’ në fazën finale, brenda 3 ditësh përfundojnë dëgjesat! PD kërkon shtimin e bashkive, PS mos ndryshimin e hartës

18 Shtator 2022, 18:09

Komisioni për Reformën Teritoriale, që nisi punën në qershor të këtij viti ka mbërritur në fazën finale të saj, por pa dakordësi mes palëve. Opozita e mazhoranca brenda 30 shtatorit, pra për 10 ditë duhet të dalin me raportin final për t’ua dorëzuar kuvendit, por duket se do të jenë dy tillë. Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca ka nënvizuar se në mungesë të një censusi dhe ekspertize të thelluar i qëndron besnike zgjedhjes së bërë në vitin 2014, asokohe me bekimin e PDIU dhe LSI, për 61 bashki dhe 12 qarqe.