'Territorialja'/ Të gjithë drejt rajoneve! PD e Berishës: Vendi të ndahet në 5 rajone, disa me emra ‘principatash’! Asllani për Report Tv: Reforma, jo thjesht skicë e re

30 Gusht 2022, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2022-08-30 15:27:14

Ndarja e vendit në rajone duket se do të jetë dakordësia e parë e të gjitha segmenteve politike për hartën e re administrative. Report Tv zbulon detaje mbi draftin që po punon grupimi i Berishës, i cili pritet të propozojë ndarjen në 5 rajone dhe shtim të numrit të bashkive. Ndërkohë Sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani shprehet se ky projekt nuk synon vetëm një skicë të re, por ndryshime thelbësore në demokracinë lokale.