Tespishte, ëmbëlsirë tradite me sherbet

2 Shkurt 2023, 14:33

Tespishte

500 gr gjalpë

100 ml qumësht

4 kokrra vezë

500-600 gr miell

1 lugë sodë

100 gr sheqer

Bajame

Sherbeti: 500 ml ujë 750 gr sheqer Vanilje

Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë gjalpin dhe sheqerin, e përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. E largojmë tenxheren dhe e lemë të ftohet për disa minuta. Më pas e rivendosim tenxheren në zjarr duke shtuar qumështin, sapo qumështi të ngrohet hedhim miellin duke trazuar me lugë druri. Vijojmë me trazimin derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Pasi masa të jetë trashur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë vezët një e nga një. Brumin e krijuar e vendosim në tryezën e punës të cilën e kemi pudrosur me miell. E punojmë mirë brumin me duar në mënyrë që të jetë sa më kompakt, e spërkasim nga të gjitha anët me sheqer dhe më pas e shtrojmë në një tavë të lyer me gjalpë të shkrirë. E hapim mirë me duar duke e niveluar, e presim në rombe ose katrore, shtojmë bajamet dhe e vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të parangrohur për 40 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere ujin, sheqerin dhe vaniljen. I lemë të vlojnë derisa sherbeti të trashet.