Thellohet përçarja brenda PD, Kolegji i kryetarëve ultimatum kryesisë: Nëse nuk nisni zgjedhjen e kryetarit, e bëjmë ne! Edhe Basha ka të drejtë të jetë në krye të partisë

6 Qershor 2023, 13:50

Nuk ka dritë jeshile në fund të tunelit për demokratët, të cilët vijojnë të thellojnë përçarjen ndërvedi ndërsa sot pasdite pritet të mblidhet kryesia e PD-së. Përplasja e fundit që ka të bëjë me kohën se kur duhet të zgjidhet kryetari ka nxjerrë në pah divergjencat edhe më të thella.