Theu ‘arrestin e shtëpisë’ për të shitur kanabis pranë shkollës 9 vjeçare në Kukës, arrestohet 33 vjeçari

7 Nëntor 2023, 12:25

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi është kapur në duke shitur kanabis pranë një shkolle 9 vjeçare. Në pranga ka rënë Fidan Memishaj i cili gjithashtu kishte thyer arrestin e shtëpisë që i ishte caktuar nga gjykata për ndihmën e dhënë për kalimin e emigrantëve të paligjshëm.