Thirrja e Metës nga Durrësi: Të rrisim forcën reaguese shqiptare! Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor

11 Gusht 2022, 19:58

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është mbledhur në takim me strukturat e partisë në Durrës, ku ka bërë thirrje që të rritet forca reaguese shqiptare. Teksa thekson se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve dhe bën krahasim të çmimeve me Kosovën, Meta thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rritur kapacitetet investiguese. Ndër të tjera, vijoi me thirrjet se qeveria e Ramës do të fundoset pasi sipas tij është e zhytur në skandale.