Thirrja e Tretë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Muzhaqi: 23 projekte fituese për fuqizimin e të rinjve, nënshkruam marrëveshjet me 23 organizata

29 Shtator 2023, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2023-09-29 19:55:52

Nën drejtimin e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me 23 organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë, projektet e të cilave janë shpallur fituese nga Thirrja e tretë për projekt-propozime rinore, që po financohet me mbështetjen e qeverisë nëpërmjet AKR-së.