Thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe godet një makinë, policia në Vlorë i vihet një ndjekje

19 Dhjetor 2021, 20:57 | Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 20:57

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës në lagjen ’10 korriku’. Një person, ende i paidentifikuar ka thyer masën e ‘arrestit të shtëpisë’ duke dalë nga banesa, por është pikasur nga policia. Në përpjekje për tu larguar, ai ka përplasur një makinë tjetër, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

KT/Shqiptarja.com